Zbulohen dhjetë klauzolat më të mëdha në botën e futbollit, të gjitha janë ‘skandaloze’

Ky trend i bujshëm do të vazhdojë, me PSG-në që refuzon ofertat prej 160 milionë euro dhe 180 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe, gjë që do të lejojë që francezi të largohet falas nga klubi në fund të kontratës së tij verën e ardhshme.

E gjithë kjo nxjerr në pah nevojën që klubet të lidhin yjet e tyre me klauzola të mëdha lirimi, në mënyrë që të paralajmërojnë blerësit e mundshëm.

Mediumi Goal.com përpiloi një listë interesante të lojtarëve me 10 klauzolat më të mëdha në futboll që përfshin disa shuma të jashtëzakonshme parash.

Karim Benzema ai që sundon në krye të listës me një prej 1 miliardë eurosh, ndërsa pasohet nga bashkëlojtari i tij i ardhur këtë verë te Reali, David Alaba me klauzolë lirimi prej 850 milionë eurosh.

Në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur si Antoine Griezmann, Luka Modric dhe Brahim Diaz.

Më poshtë keni dhjetëshen me klauzolat më të larta:

1.Karim Benzema – 1 miliard euro

2.David Alaba – 850 milionë euro

3.Antoine Griezmann – 800 milionë euro

4.Federico Valverde – 750 milionë euro

5.Luka Modric – 750 milionë euro

6.Brahim Diaz – 750 milionë euro

7.Marco Asensio – 700 milionë euro

8.Vinicius Junior – 700 milionë euro

9.Isco Alarcon – 700 milionë euro

10.Gareth Bale – 500 milionë euro

10.Gerard Pique – 500 milionë euro

10.Sergio Roberto – 500 milionë euro

Related posts

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Redaksia

Notat e lojtarëve, Young Boys 2-1 Manchester United: Vlerësimi për Ronaldon dhe të tjerët

D V

U lëndua në Ligën e Kampionëve, Chelsea shpreson që Lukaku të mungojë vetëm dy ose tre javë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More