Sipas “Calciomercato.com”, Man. Junajted synon që të bind Napolin që ta shesin nigerianin Viktor Osimeh, me një ofertë prej 40 milionë eurosh, plus kartonin e Hojlundit, i cili gjithashtu do të ishte një lojtar që Napoli do ta vlerësonte.
Për më tepër, napolitanët mund të pranonin ofertën e Junajtedit, për të shmangur “rrezikun” që Osimhen të përfundonte në Juve, një destinacion që pëlqehet më shumë nga sulmuesi nigeriani.
Ndërkohë, nga Spanja, konkretisht nga portali “Fichajes.net”, ka sinjalizuar interesin juventin për merkaton e verës së ardhshme dhe do të bëhej fjalë për Mejson Grinudin.
Por konkurrenca nuk është e vetmja pengesë, sepse për të arritur te lojtari, Juventusi do të duhej të shpenzonte rreth 75 milionë euro, që është shuma e kërkuar nga Marseja.