Agjencia Zhurnal.mk

Zbulohen mozaikët e Linit nga koha e sundimit të Justinianit

Në Bazilikën e Linit, një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë në Pogradec, pas Pastoforit është ekspozuar edhe pjesa e Narteksit.

Këto dy pjesë të këtij mozaiku, i cili daton në shek 4- 5 të kohës së sundimit të perandorit romak Justinianit do të qëndrojnë te ekspozuara dhe mund të vizitohen duke bërë të mundur që të njihen nga afër vlerat e rralla të kësaj bazilike, raporton TCH.

Pandemia vonoi zbulimin dhe aksesin në Bazillikën e Linit ku krahas ekspozimit bëhen edhe ndërhyrje konsoliduese për mirëmbajtjen e tij ndërsa do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit.

Por ndërsa për vite të tëra e vetmja pjesë që mund të shihej nga vizitorët janë pjesët e mureve të gurit, pasi mozaikët shumëngjyrësh mbulohen për të mos u dëmtuar, kanë nisur përpjekjet që në të ardhmen kjo bazilikë të mund të ekspozohet e gjitha.

Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëm elemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera por edhe motive që gjenden shumë rrallë. Dyshemetë e shtruara me mozaikë paraqesin motive gjeometrike, vizatime e kompozime të ndryshme nga flora e zonës dhe fauna e liqenit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...