Zbulohen tre zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit te Juventusi

nga D V

Thiago Motta thuhet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin në Juventus në sezonin 2024/25, por Massimo Brambilla ose legjenda e klubit Paolo Montero mund të emërohen si trajner i përkohshëm nëse tekniku i lindur në Livorno shkarkohet para fundit të sezonit.

Allegri është nën presion në Allianz Stadium pasi Bianconerët fituan vetëm një ndeshje nga nëntë e fundit. Ata ende qëndrojnë në vendin e tretë në tabelën e Serie A, por Bologna është vetëm dy pikë më poshtë nga Zonja e Vjetër dhe Roma dhe Atalanta po i afrohen një kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës Tuttosport, Allegri mund të shkarkohet nëse Juventusi merr rezultate zhgënjyese në dy ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës dhe Torinos.

Nëse Allegri largohet, Tuttosport raporton ai mund të zëvendësohet nga trajneri i Juventus NextGen, Brambilla ose legjenda e klubit Montero, i cili aktualisht po shërben si trajner i Juventus Primavera (U19).

Megjithatë, kandidati kryesor për të zëvendësuar Allegrin në verë është trajneri i Bolognës, Thiago Motta, kontrata e të cilit në Stadio Dall’Ara skadon në qershor.

Nga ana tjetër, Allegri është nën kontratë në Allianz Stadium deri në qershor 2025. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More