Zbulohet arsyeja kryesore se përse Britney Spears i dha fund lidhjes me Paul Soliz

nga D V

Britney Spears thuhet se u nda nga Paul Soliz për shkak të frikës se romanca me të mund të rrezikonte marrëdhënien e saj me djemtë e saj adoleshentë.

Ylli i muzikës pop, 42 vjeçe, ndau dhe më pas fshiu një postim në Instagram të dielën mbrëma, në të cilin ajo deklaroi veten si ‘beqare’ – dy muaj pasi u fotografua me Soliz.

Tani, burimet pretendojnë se ajo i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie për shkak të fëmijëve, djemve: Sean Preston, 18 vjeç dhe Jayden, 17.

Britney Spears

“Ajo zgjodhi fëmijët dhe mirëqenien e saj mbi Paulin”, tha një burim për DailyMail.com.

“Ata nuk u morën vesh dhe, në fakt, ai nuk e trajtoi atë ashtu siç e meriton të trajtohet”.

Paul Soliz

“Nuk ishte gjë tjetër veçse një rikthim dhe ajo e kupton këtë. Por ajo ka sërish kontakte me fëmijët e saj dhe kjo është më e rëndësishmja për të”, raportohet më tej.

Më përpara, ajo ka qenë në një romancë dashurie me trajnerin e fitnesit, Sam Asghari.

Britney me dy djemtë e saj

Britney viteve të fundit ka bërë një jetë të ç’rregullt dhe me probleme për shkak të së kaluarës së errët.

Britney me Paul

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More