Zbulohet data kur nis sezoni i ri i “Për’puthen”

Ditën e sotme është zbuluar dhe data e nisjes së sezonit të ri të këtij programi nëpërmjet promo-s, ku shihet Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.

 

Moderatorja ka konfirmuar se nisja e formatit të dashurisë do të jetë më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 6 shtator.

Në mesin e aludimeve nëse do të jetë Bora ajo që do të drejtojë këtë program, bukuroshja e ekranit e ka konfirmuar këtë gjë më herët:

“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur ajo.

Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet.

Related posts

Bella Hadid shkëlqen me figurën e saj të tonifikuar në rroba-banje

D V

Elon Musk ndahet edhe nga këngëtarja Grimes pas tri vitesh lidhje

D V

“Turqit më njihnin, e shqiptonin emrin tim”, Eva Murati tregon se çfarë raporti ka me Can Yaman

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More