Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Zbulohet ilaçi që mund ta ndalojë gërhitjen

Një lajm i mirë vjen nga shëndetësia, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë që mund të ndalojë gërhitjen gjatë natës.

Tableta e re lehtëson simptomat e “apnesë obstruktive të gjumit (OSA)” – e cila prek miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar gërhitje të mëdha dhe, ndonjëherë, ndërprerje të frymëmarrjes.

Rezultatet fillestare nga provat klinike sugjerojnë se pilula e marrë para gjumit mund t’i lehtësojë këto probleme deri në 74 për qind.

Tableta e re, e quajtur aktualisht me kodin AD109, përmban dy ilaçe ekzistuese.

E para, atomoxetine, ekziston për gati 20 vjet, dhe noradrenalinë.

Çfarë është gërhitja?

Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.

Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit.

Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit.

Postime të ngjashme

Si të ulni presionin e gjakut pa ilaçe

S.B.

COVID-19/Vaksinat e para për Maqedoninë nga Serbia, nga do të vijnë dozat tjera?

D J

Mospërfillja e nënave në fëmijëri mbetet në ADN dhe ka një ndikim në pasardhësit e tyre

S.B.

Mjekët kanë zbuluar si duhet të ecet mbi akull – dhe nuk do të rrëshqitni

S.B.

Simptomat e COVID-19: Si të zbuloni rrezikun thjesht duke prekur lëkurën tuaj

S.B.

COVID-19 lidhet me rrezikun e sëmundjeve mendore, sugjeron studimi i ri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...