Zbulohet klubi ku Osimhen dëshiron ta vazhdoj karrierën

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Victor Osimhen po e sheh të ardhmen e tij larg Napolit, me një dëshirë të qartë për të provuar veten në Ligën Premier.

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi nigerian “ëndërron” një transferim te Manchester United gjatë kësaj vere.

Nga ana tjetër, edhe vetë klubi anglez po shqyrton seriozisht mundësinë për ta afruar Osimhen në “Old Trafford”.

Trajneri Ruben Amorim kërkon përforcime në vijën e parë të sulmit dhe 25-vjeçari është një nga emrat më të lakuar në listën e tij.

Megjithatë, një pengesë e madhe qëndron përpara këtij operacioni. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka qenë i prerë: Osimhen mund të largohet vetëm nëse përmbushet klauzola e lirimit prej 75 milionë eurosh.

Pavarësisht kësaj, Manchester United po vlerëson alternativa për të ulur koston e marrëveshjes. Një nga idetë është përfshirja e një lojtari në shkëmbim për të bindur Napolin dhe emri është i Joshua Zirkzee.

Negociatat pritet të vazhdojnë në javët në vijim, me United që do të tentojë të arrijë një marrëveshje të leverdishme pa përmbushur klauzolën e plotë të lirimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More