Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Zbulohet mikroçipi i cili tregon se jeni prekur me COVID-19 ende pa u shfaqur simptomat

Disa shkencëtarë të Pentagonit të cilët zhvillojnë kura ndaj pendemive, kanë krijuar një mikroçip i cili mund të futet nën lëkurë, e përmes të cilit mund të zbulohet infektimi me COVID-19 dhe po ashtu një filter i cili mund të largojë virusin nga gjaku kur i bashkëngjitet aparatit të dializës.

Shkencëtarët e ekipit të Agjencisë së Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA) kanë ardhur në një zgjidhje interesante e cila aktualisht më shumë duket si tregim nga ndonjë film shkencor fiktiv sesa si një punë që mund të zbatohet.

Ideja e futjes së mikroçipit nën lëkurën e njerëzve pritet të shkaktojë shqetësime të mëdha tek qeveritë nëpër vende të ndryshme të botës.

Udhëheqësi i DARPA-s, Matt Hepburn, mjek i sëmundjeve infektive, ka shpjeguar se kur mikroçipi futet në trup, ai të tregon se ka reagime ndaj kemikaleve. Sipas tij kjo është një shenjë që shumë shpejtë do të keni simptoma të virusit.

“Ju e vendosni atë nën lëkurë dhe pastaj ai ju tregon kur ka reagime ndaj kemikaleve brenda trupit. Kjo është një shenjë që nënkupton se do të mund të keni simptome nesër”, ka thënë ai.

Ai tha se ata ishin të frymëzuar për të luftuar përhapjen e virusit në flota detare ushtarake “Theodore Roosevelt”, pasi 1,271 anëtarë të ekuipazhit dolën pozitivë për koronavirusin.

Një zbulim tjetër i ekipit të Hepburnit është edge një filtër i cili duhet të vendoset në aparatin e dializës dhe i cili në këtë formë largon virusin nga gjaku.

Trajtimi eksperimental katër-ditor për të ardhur deri te ky rezultat, u bë tek “Pacientit 16”, një ushtarak, i cili po pësonte dështim të organeve dhe shok septik.

Sipas Hepburnit, brenda 16 ditëve pas këtij eksperimenti, pacienti është rikuperuar komplet.

Postime të ngjashme

Apple Watches do të masë glukozën dhe alkoolin në gjak

S.B.

Tani e tutje, Instastoryt do të duken ndryshe

S.B.

Microsoft do të heqë plotësisht Adobe Flash Player nga Windows 10

S.B.

Elon Musk: Mbi 500 mijë njerëz kanë bërë parapagimin për shërbimet e internetit Starlink

S.B.

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

S.B.

Google njoftoi aksidentalisht për një produkt të ri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...