Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Zbulohet misteri i monolitit në Turqi, ka lidhje me programin hapësinor të këtij vendi

Monoliti i metaltë i cili në mënyrë misterioze u shfaq dhe u zhduk në një fushë të gjelbëruar në juglindje të Turqisë, ishte thjesht “taktikë” për opinionin para ngjarjes së qeverisë turke, ku presidenti i këtij vendi Recep Tayyip Erdogan kishte paralajmëruar programin hapësinor.

Pllaka e metaltë e lartë tri metra në të cilën gjendej edhe një letër e shkruar në gjuhën turke, është gjetur nga një fermer në provincën Sanliurfa, transmeton Telegrafi.

Monoliti u zbulua në afërsi të Gobekli Tepe, lokalitet në listën e UNESCO-s, ku gjenden ndërtime para erës së re – që besohet të jenë shumë më të vjetra se Stonehenge.

Megjithatë kjo strukturë e bukur që kishte një mbishkrim “shiko qiellin, do ta shohësh qiellin”, u zhduk në mënyrë misterioze ashtu edhe siç ishte shfaqur.

Fotografia e monolitit më vonë është shfaqur në një ekran derisa Erdogan prezantonte programin hapësinor të Turqisë.

“Po ua prezantojë vizionin 10-vjeqar, strategjinë dhe qëllimet e Turqisë dhe ju them: Shikoni qiellin, do ta shihni hënën”, ka thënë Erdogan.

Më herët agjencia Anadolu Agency ka cituar pronarin e tokës se është i habitur me shfaqjen dhe zhdukjen e mistershme të monolitit.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...