Zbulohet një diamant i rrallë që ndërron ngjyrë në temperatura ekstreme të ulëta – në minus 196 gradë celsius

Janë në mesin e gurëve më të rrallë të çmuar dhe kapin vlerë e qindra mijëra funteve. Bëhet fjalë për diamant, por shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar një lloj guri të ri që ndërron ngjyrë dhe që ndryshe po njihet si “diamanti kameleon”.

 

Në vend se të ndërrojë formë nëse nxehet, diamanti i ri nga ngjyra e hirtë merr atë të verdhë – por kjo ndodhë kur janë temperaturat shumë të ulëta, transmeton Telegrafi.

Zbulimi është bërë nga Stephanie Persaud nga Instituti amerikan në Calrsbad të Kalifornisë, ku derisa po debatonte me disa klientë vërejti se si po ndërronte ngjyra diamanti në frigorifer.

Vlera e diamantit mbetet e panjohur, pavarësisht që ekspertët besojnë se mund të kushtojë shumë shtrenjtë.

Megjithatë, ata persona që do ta blejnë ndoshta nuk do ta kenë rastin kurrë ta shohin duke ndërruar ngjyrën – kjo për faktin se ngjyra i ndryshon në temperatura ekstrem të ulëta – siç është rasti kur edhe u zbulua ishte futur në një frigorifer special në minus 196 gradë celsius. 

Related posts

Kalaja më e lartë e rërës e ndërtuar në Danimarkë: Shpenzuan pesë ton material dhe e zbukuruan me motive të veçanta

D V

Prodhohet roboti i parë gjigant për montimin e ndërtesave

Redaksia

Kjo pulë është shumë e kërkuar në Tajlandë – çmimi bazohet në peshën e këmbëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More