Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zbulohet një version ndryshe i koronavirusit në Siberi

Një version i ndryshuar i llojit të koronavirusit që shkakton COVID-19 është zbuluar në Siberi, tha të martën kreu i mbikëqyrësit të sigurisë së konsumatorit në Rusi.

“Ne po shohim ndryshime të caktuara në proteina dhe këto ndryshime të zbuluara në Siberi na lejojnë të supozojmë se ky rajon po formon versionin e tij [të koronavirusit] me disa mutacione”, citohet të ketë thënë kreu i Rospotrebnadzor, Anna Popova në një simpozium shkencor.

Popova foli teksa shpërthimi i koronavirusit vazhdoi zhvendosjen e saj nga epiqendra e Moskës në rajonet e Rusisë, të cilat po shohin rreth tre të katërtat e infeksioneve të reja dhe vdekjeve gjatë valës së dytë rekord të vendit.

Madje, disa nga këto rajone kanë raportuar morgje të tejmbushura dhe mungesë të shtretërve spitalorë dhe personelit në javët e fundit.

Popova vuri në dukje se analiza e gjenomit të huaj dhe të brendshëm të koronavirusit ka treguar “lloje të importuara masivisht të virusit nga Evropa Perëndimore”, por asnjë nga Kina.

Viruse të tillë si ai që u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar pësojnë mutacion vazhdimisht dhe variantet e reja nuk janë domosdoshmërisht më të këqija se ato të mëparshmet.

Dhe deri më tani, asnjë studim nuk ka treguar variante më të reja të SARS-Cov-2, lloji që shkakton COVID-19, të jenë më ngjitës ose më të rrezikshëm se paraardhësit e tyre.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...