Massimiliano Allegri po shkon drejt largimit nga Juventusi dhe gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë Thiago Mottës një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për vitin e tretë.
Drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka identifikuar trajnerin e Bolognës, Motta, si trajnerin ideal për projektin e Bianconerëve dhe disa burime në Itali, raportojnë se gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë ish-lojtarit të Interit një kontratë dyvjeçare. Marrëveshja do të përfshijë një opsion për një sezon të mëtejshme.
Motta ka siguruar një kualifikim në Ligën e Kampionëve me Bolognan këtë sezon dhe kontrata e tij në Stadio Dall’Ara skadon në muajin qershor.
Sipas Gazzetta dello Sport, Motta ende nuk është ulur me drejtorët e Bolognës për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës, por ai thuhet se ka informuar Bianconerët se është i hapur për t’u transferuar në Torino.
Motta shihet si një kandidat ideal, jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe sepse ai është dëshmuar të jetë i shkëlqyer në zhvillimin e talenteve të rinj.
Juventusi është lidhur gjithashtu me Riccardo Calafiori dhe Joshua Zirkzee të Bolognës dhe emërimi i Mottas do ta bënte edhe më të fortë interesin e Zonjës së Vjetër.