Deri tani ka pasur shumë ora pa numra por me akrepa e shumë të tjera të mençura e me ekrane ndërsa tani është zbuluar një orë pa asnjërën nga këto, orë magnetike.
Kjo orë magnetike është shumë e thjeshtë me vetëm 2 rruaza të cilat drejtohen në mënyrë magnetike.
Emri i orës i është vënë sipas planetit Jupiter, transmeton KOHA.
Edhe orët edhe minutat tregohen nga dy rruaza që sillen varësisht kohës në mënyrë magnetike.
Detajet se si funksionon kjo orë magnetike nuk janë bërë të ditur ndërsa vihet në funksion nga një bateri Renata 371/sR920SW.
Ora Jupiter ofrohet në katër ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur nga blerësit ndërsa vjen me një çmim prej 199 dollarësh.
