Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Zbulohet për herë të parë në Shqipëri një fjetore e skifterit këmbëkuq

Tiranë, 7 tetor- Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe “Shpendët e Shqipërisë” gjatë një nisme të përbashkët për monitorimin e kalimit të shpendëve grabitqarë në vend, ka mundur të gjejë fjetoren e parë në Shqipëri të skifterit këmbëkuq (Falco vespertinus).

“Skifteri këmbëkuq është shpend i Afrotropikut dhe Palearktikut. Folezon në Europën lindore dhe Azinë qendrore. Në vendin tonë është kalimtar dhe në dijeninë tonë ende nuk është raportuar si folezues, ndonëse si i tillë është raportuar në vendin fqinj të Malit të Zi. Dimëron në pjesën jugore të kontinentit Afrikan”, – thekson PPNEA.

Ky lloj mbart statusin “Afër Kërcënimit” (NT) në nivel global, për arsye se popullata globale e llojit dhe veçanërisht ajo Evropiane ka pësuar një rënie të ndjeshme që nga 1970. Ky lloj duhet të listohej dhe në listën e kuqe të faunës së egër por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Fjetorja u gjend në zonën e Lushnjës dhe u monitorua për 3 ditë rresht nga grupi i punës. Një numër nga 15-17 individë të këtij lloji u vrojtuan rregullisht në këtë fjetore. Shpendët fillojnë të grumbullohen në zonën rreth fjetores gjatë orëve të para të muzgut dhe zënë vend të gjithë në fjetore në mbarim të muzgut.

Sipas PPNEA, është me interes të madh që fjetorja të monitorohet në vazhdim, së paku deri në mesin e këtij muaji për të parë ndryshimin e numrave, si dhe në të njëjtën kohë të monitorohen edhe zona të tjera të vendit për gjetjen e fjetoreve të ngjashme, sikundër është zona e Luginës së Drinos etj./ATSH

Postime të ngjashme

Influencuesja e Instagramit poston nudo mbi elefantët e rrezikuar nga zhdukja, nxitë reagime të shumta në internet

S.B.

Një e re me kancer vdes 10 ditë pasi realizoi ëndrrën e saj të martohej: ‘Dashuria e vërtetë ekziston’

S.B.

E lodhur nga bllokimi për shkak të coronavirusit, kjo grua improvizon “një udhëtim me aeroplan” në shtëpinë e saj

S.B.

Video virale kap reagimin e 9-vjeçares amerikane, kur nëna i thotë se do të kthehet në shkollë

S.B.

3 mite të famshme mbi sipërmarrësit

T E

Dhjetë ndryshime që duhet t’i bëni gjatë të tridhjetave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...