Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zbulohet rasti/Si i kishte mbajtur korrieri në sirtar 1.500 lëndë të padërguara, ish ministrja Deskoska alarmoi rastet para një viti

Shkup, 16 janar – Prokurorja për krim të organizuar Villma Ruskovska zbuloi që, te një korrier gjyqësor janë gjetur mbi 1.500 urdhërpagesa të padërguara me çka buxheti shtetëror është i dëmtuar për 20 milionë denarë, në emisionin“Stadion” në radion “Kanal 77”. Siç ka thënë Ruskovska, për këtë ka qenë e njoftuar para disa ditëve nga Këshilli gjyqësor dhe beson që nuk bëhet fjalë për rast të izoluar.

“Para disa ditëve nga Këshilli gjyqësor pranova njoftim që ka ndërruar jetë ndonjë korrier e në sirtarin e tij janë gjetur më shumë se 1.500 urdhërpagesa, për kundërvajtje, për dënime me urdhër mandat… dhe me atë,për 20 milionë euro është dëmtuar buxheti edhe atë them vetëm për një punonjës, kush e di sa karaste të tjera të këtilla”, tha Ruskovska.

Në emisionin e njëjtë, morri pjesë edhe ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq i cili tha që “mbase për shpërblim të caktuar të vogël, nëpunësi nuk e ka bërë dërgimin e urdhërpagesave, mirëpo nuk besoj që punonjësi mund ta bëjë vetë këtë, zakonisht këto janë veprime të përbashkëta dhe prandaj duhet të riformohemi”.

Mariçiq tha se Qeveria ka plan për shqyrtimin e të gjitha relacioneve të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, por edhe që duhet të shihet roli i administratës, i shërbimeve profesionale, për shkakun që “sjellja korruptive më së shpeshti është e organizuar, prandaj ka të involvuar edhe punonjës nga administrata”.

Megjithatë, zbulimi i këtillë i Këshillit gjyqësor nuk është befasi, veçanërisht me atë që ministrja e mëparshme për drejtësi Renata Deskoska ka alarmuar pikërisht për raste të këtilla prej më shumë se para një viti.

Në nëntor të vitit 2019, administrata gjyqësore protestonte e pakënaqur që ka rritje më të ulët të shtojcave në pagë nga gjykatësit. Deskoska atëherë tha që gjykatësit dhe administrata gjyqësore e ngrenë zërin vetëm kur bëhet fjalë për para, ndërsa asnjëherë kur ka dyshime për krim në mesin e tyre. Për dyshimet për krim, ndër të tjerat, atëherë ajo deklaroi:

“Dëgjojmë për shembuj ku, korrierë gjyqësorë ngasin automjete më të mira nga gjykatësit në disa gjykata”.

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...