Kuriozitete

Zbulohet rrjet liqenesh në Mars

Zhurnal Ads

Ka një rrjet liqenesh të kripur nën akujt e polit jugor të Marsit që mund të ndihmojnë në rishkrimin e historisë së klimës në planetin e kuq dhe të hedhin dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës atje.

Përreth liqenit të zbuluar më 2018 nga një grup italianësh, në fakt, janë zbuluar edhe tre të tjerë, për të cilët është folur në revistën Nature Astronomy, nga të njëjtët autorë të studimit të parë. Edhe liqenet e reja janë zbuluar me radarin Marsis, ofruar nga agjencia hapësinore italiane, misionit mars express të agjencisë hapësinore evropiane. Për ekspertët, zbulimi i një sistemi të plotë liqenesh tregon se procesi i krijimit të tyre është relativisht i thjeshtë dhe i përbashkët dhe se këto liqene me gjasa kanë ekzistuar për pjesën më të madhe të historisë së marsit. Si pasojë, në to mund të jenë ruajtur deri në ditët e sotme, gjurmë të mundshme të ndonjë forme jete që mund të kenë evoluar kur marsi kishte një atmosferë të dendur, një klimë më të butë dhe ujë në sipërfaqe, ngjashëm si në tokë.

Postime të ngjashme

22-vjeçarja sllovene kishte prerë dorën me sharrë për 1 milion euro dëmshpërblim, zbulohet se mashtroi

admin

Ja saktësisht se si njeriu më i pasur i botës Jeff Bezos shpenzon paratë e tij

S.B.

Kurora plastike e reperit Biggie shitet për 595 000 dollarë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...