Zbulohet vendimi i plotë/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

nga Redaksia

SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Në vendimin e plote që Top Channel disponon thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.

“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqësore për shtetasin Olsi Rama. Përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale…”, thuhet ne shkresën qe prokurori i SPAK ju ka përcjellë palëve.

Kështu, në ndryshim nga sa pretendoi në publik se kishte bërë kallëzim penal me faktet e reja që kishte zbuluar, Bardhi nuk ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Olsi Ramës, por është mjaftuar vetëm me zhurmën në publik.

“Gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 datë 15.04.2024 (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton se shtetasi Gazment Bardhi të ketë depozituar ndonjë kallëzim ndaj shtetasit Olsi Rama”, thuhet në dokumentet e mëposhtme”, thuhet në vendimin e  SPAK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More