Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zbuten kufizimet në Itali, Milano nuk është më zonë e kuqe

Pjesa më e madhe e veriut industrial të Italisë, qe është edhe më i prekuri nga pandemia, nuk do të jetë më zonë e kuqe, ku qytetarët mund të dalin nga banesa vetëm për punë apo për arsye të rëndësishme.

6 rajone të Italisë kalojnë në zonën portokalli, ku kufizimet ndaj bizneseve dhe lëvizjeve janë më pak strikte. Dyqanet jo të domosdoshme lejohen të rihapen por baret dhe restorantet do të vazhdojnë të ofrojnë vetëms hërbimet takeaway dhe delivery.

Edhe pse fituan pak nga liritë e tyre, qytetarët e Milanos shprehen të shetësuar për strategjinë e ngadaltë të vaksinimit në vend.

Ndërsa në vende si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara po u jepet prioritet të moshuarve, fushata e çrregullt e imunizimit në Itali po lejon që profesionistët, të tillë si avokatë, juristë dhe profesorë të kryesojnë radhën ne shumë rajone.

Dështimi në përshpejtimin e vaksinimit ka kushtuar mijëra jetë njerëzish sipas ekspertëve, dhe ka nxitur zemërim ndaj sistemit të fragmentuar shëndetësore sipas të cilit, rajonet marin shumicën e vendimeve dhe qeveria qendrore e ka të vështirë të imponojë një strategji të qartë./a2

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...