Agjencia Zhurnal.mk

Zëdhënësi i FFM-së, Zylbehari: Duam të fitojmë, pavarësisht se kemi përballë vëllezërit tanë

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Zylbehari, ka folur për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ai tregoi se si po përjetohet sfida, duke dhënë edhe mendimin e tij për fituesin e ndeshjes.

“Është moment historik për të dyja ekipet, pasi kjo ndeshje siguron finalen e Ligës së Kombeve që të jep një biletë për në Evropian”.

“Është një mundësi e paprovuar më parë nga të dyja vendet. Duke qenë se vjen një ekip me shqiptarë (Kosova), është mirëpritur nga tifozët në Shkup”.

“Dëshira jonë është që ta fitojmë ndeshjen, pavarësisht se kemi përballë vëllezërit tanë. Ne përfaqësojmë Maqedoninë e Veriut dhe kërkojmë fitoren sepse do të ishte fitore edhe e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Zylbehari në emisionin “Ditari” në A2.

Kur u pyet mbi emocionet e tifozëve, sidomos atyre shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Zylbehari u shpreh: “Çdo tifoz të bëjë çfarë i thotë zemra dhe të bëjë tifo për kë dëshiron”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...