Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zëdhënësi i Ministrisë Greke : E rëndësishme prespektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor

Athinë, 19 prill 2021 – Zhurnal.mk – Për ne, është veçanërisht e rëndësishme që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbetet në tryezë në Bashkimin Evropian, tha zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Aleksandros Papajoanu në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Papajoanu shpjegoi se nëse takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së do të ishte me prani fizike dhe jo përmes video konferencës, ishte planifikuar të mbahet një mëngjes pune i organizuar nga Greqia, me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Shqipërisë, më pas vijon edhe një diskutim strategjik në nivel të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili me shumë gjasa do të mbahet në maj në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme.

Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, lidhur me paralajmërimin nga Beogradi dy javë më parë, pas takimit të ministrave serbë dhe grekë të Punëve të Jashtme për mbajtjen e një takimi trepalësh Greqi-Maqedoni e Veriut-Serbi në Korfuz, zëdhënësi i MPJ-së greke tha se për tani nuk ka një datë specifike për mbajtje, por është diçka që është filluar dhe shfaqi shpresë se do të jetë sa më shpejt të jetë e mundur, natyrisht në varësi të kushteve të vendosura nga pandemia.

Lidhur me artikujt në media në lidhje me pretendimet për non-pejpjer të të Kryeministrit slloven, Janez Jansha, Papajoanu, kur u pyet nga korrespondentja e MIA-s, tha se nuk do ta komentojë dhe i përsëriti qëndrimet e Ministrit të grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias të shprehura gjatë vizitave në Sarajevë dhe Beograd dhe në takimin me homologun e tij kroat, se Greqia e mbështet stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe perspektivën evropiane të vendit.

Postime të ngjashme

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...