Kosovë

Zëdhënësi i VV-së: Kurti nuk është anti-amerikan

Zhurnal Ads

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili ka deklaruar se Kurti “ka qenë dhe është kundër Amerikës”.

Kryeziu thotë se Grenell nuk ishte i saktë në këtë koment të tij, pasi sipas tij “ Kurti vazhdimisht ka synim ruajtjen e interesave dhe raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Richard Grenell nuk është i saktë sepse Albin Kurti nuk është anti-amerikan. Synimi për t’i ruajtur interesat dhe avancuar këto interesa, nuk është anti-amerikanizëm përkundrazi është vlerë e promovuar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai po ashtu tha se nuk ka mundësi që një vend pro-amerikan të votojë një anti-amerikan siç ka bërë populli i Kosovës.

”Nuk mendoj që është vlerësim i drejtë, sepse në një vend i cili pas SHBA-ve, është më pro-amerikani, nuk ka se si një anti-amerikan të jetë lideri më i votuar dhe më i përkrahuri në zgjedhjet e fundit”, ka thënë ai për klan Kosova.

Postime të ngjashme

​Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja

S.B.

Mbi 40 mijë faqe material kundër ish-krerëve të UÇK-së

R ZH

Ndërroi jetë babai i deputetit të LDK-së

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...