Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zëdhënësja e qeverisë së Gjermanisë: Merkel është pro një mbylljeje në shkallë vendi, afatshkurtër dhe të njëtrajtshme

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha të mërkurën (07.04) se kancelarja është pro një mbylljeje afatshkurtër në shkallë vendi, mbyllje e cila ka si qëllim uljen e shifrave të infektimeve nga koronavirusi.

Teksa Gjermania gjendet mes ‘luftës’ me valën e tretë të pandemisë dhe fushatës së ngadaltë të vaksinimeve, disa drejtues të landeve kanë bërë thirrje për një periudhë ashpërsimi të kufizimeve. “Është e drejtë çdo thirrje për një mbyllje afatshkurtër dhe të njëtrajtshme”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer. “Gjithashtu, në këto momente është me rëndësi një qasje e përbashkët në shkallë vendi.” Menaxhimi i ndryshëm i pandemisë nga 16 landet “nuk është kontribut i mirë për situatën”, shtoi ajo.

Demmer u tha gazetarëve, se në Gjermani po vërehet një numër i rritur i pacientëve që janë nën kujdes intensiv.

“Për momentin nuk kemi të dhëna pozitive, për aq kohë sa numrat e infeksioneve të reja po rriten. Por një mesazh i qartë është numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv. Po rriten së tepërmi, shumë shpejt. Mjekët e kujdesit intensiv janë të shqetësuar.”

“Sistemi shëndetësor është nën një presion të madh e të vazhdueshëm,” tha ajo, duke nënvizuar se është shënuar një rritje prej 5% i zënies së shtretërve të kujdesit intensiv brenda vetëm 24 orëve.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...