Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zëdhënësja e Trump rezulton pozitive me Covid

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi se ka rezultuar pozitive për koronavirus.

 “Pasi kisha rezultuar vazhdimisht negative çdo ditë që nga enjtja, të hënën në mëngjes rezultova pozitive, por nuk kam simptoma,” tha zëdhënësja përmes një njoftimi në Twitter.

McEnany shtoi se nuk ishte në dijeni të enjten e kaluar se këshilltarja e Presidentit Trump, Hope Hicks kishte rezultuar e infektuar me koronavirus, kur zëdhënësja zhvilloi një konferencë për shtyp. Infektimi i këshilltares Hicks u bë publik të enjten në mbrëmje.

Presidenti Trump njoftoi në orët e para të së premtes se ai dhe zonja e parë ishin infektuar me koronavirus.

Zëdhënësja Kayleigh McEnany tha se është në vetëizolim dhe se vazhdon të punojë nga shtëpia. Ajo është një nga më të fundit prej figurave të profilit të lartë, të afërta me presidentin Trump, që konfirmohet pozitive.

Mediat amerikane kanë shkruar se edhe dy ndihmës të tjerë të sekretares për shtypin kanë rezultuar pozitivë. Vetë McEnany u pa të fliste me gazetarët pa maskë mbrojtëse të dielën por ajo tha se asnjë nga pjesëtarët e ekipit të shtypit nuk ishin përcaktuar si kontakte të ngushta nga njësia mjekësore e shtëpisë së bardhë. Zonja e parë, Melania, ndihmës të lartë dhe tre senatorë republikanë po ashtu janë prekur nga covidi. Të paktën 12 persona të afërt me Trump kanë rezultuar deri më tani pozitivë, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të stafit, me pozicione më të ulëta.

Postime të ngjashme

Gjermanët “marrin frymë”/ Aktivitetet që kanë nisur të rihapen

T E

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

T E

Presidenti i Ukrainës vaksinohet për të hequr çdo dyshim

T E

Krizë e thellë në spitalet e Hungarisë, mijëra punonjës braktisin punën

T E

Vullkani më aktiv i Evropës shpërthen shtatë herë në dy javë, zonat përreth mbulohen nga hiri i zi

T E

Jovanoviq nuk është më në krye të DFC-së në Beograd

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...