Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zejd Rexhepi: Nuk e përkrahim Ziberin për avokat populli, është i varur politikisht

Shkup, 25 janar – Zhurnal.mk – Koalicioni Ash-AAA nuk do ta përkrahin propozimin për Avokat të Popullit. Zejdi Rexhepi nga ky koalicion tha se jo vetëm që nuk do ta përkrahin, por do të plasojnë dëshmi se kandidati Naser Ziberi është i varur politikisht.

Propozimi për Avokat i Popullit nuk është as i pavarur as nuk mbron qytetarët karshi institucioneve shtetërore, deklaroi Zejdi, përcjell TV21.

“Është e drejtë e VMRO-DPMNE-së, ne nuk na lidhë asgjë me koaliconin e VMRO-së dhe subjekteve tjera politike, ne e kemi kërkuar edhe tani në seancë që të largohet pika për Avokatin e Popullit, për shkak që Avokati i Popullit e ka detyrë dhe obligim të jetë i pavarur politikisht dhe detyrë dhe obligim që mbojë interesat e qytetarëve karshi organeve shtetërore.” – deklaroi Zejd Rexhepi.

Ndërsa sa i përket shtetësisë, Rexhepi thotë se kjo procedurë po zvarritet qëllimisht dhe se miratimi i këtij propozim ligji nuk do të dëmtohet asnjë komunitet.

Tallje me fatin dhe fatkeqësin e njerzve e quan Zejdi nga ky koalicion zvarritjen e propozim-ligjit për shtetësi. Marrja e shtetësive nuk është në dëm të asnjë komuniteti por është në dobi, deklaroi Zejdi Rexhepi, përcjell TV21.

E në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Zaev i cili ka thënë se qytetarët mund të marrin tre dëshmitar të rrejshëm, Zejdi tha se ndoshta Zaev po flet nga përvoja e tij dhe e partisë së tij.

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...