Agjencia Zhurnal.mk

Zejdi në takim me banorët e Radushës, Rashçes dhe Kondovës: Tash është koha për t’ua kthyer dinjitetin dhe buzëqeshjen

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Kandidatët për deputet nga lista e koalicionit fitues Alternativa & Aleanca për Shqiptarët ne krye me bartësin e listes Skender Rexhepi Zejd takuan banorët e Radushes, Rashçes dhe Kondovës.

Skender Rexhepi Zejd para të pranishmëve shpalosi programin “Shtet për të gjithë”, ku veçoi pjesën për zhvillim të barabartë ekonomik dhe territorial, si dhe rëndësinë e krijimit të ndërmarrjeve, ndalimin e migrimit, investimet ne regjionet e banuara me shqiptarë dhe një sërë pikash tjera.

Para të pranishmëve, Skender Rexhepi Zejd, u zotua për luftë kundër migrimit te te rinjëve, duke bërë lehtësime tatimore për sektorin privat, që të stimulojnë punësimin e të rinjëve në vend.

“Premtimi jonë që në mandatin katër vjeçar është hapja e vende të reja të punës në sektorin privat duke stimuluar punësimet e të rinjëve, avancimin në vendet e punës të të punësuarve aktual ne administratën shtetërore, rregullimin e infrastrukturës, ujë, kanalizime, rrugë. Këte gjë do ta bëjmë duke thithur nga 100 milion euro çdo vit të mandatit tonë për investime kapitale. Tash është koha për t’ua kthyer dinjitetin dhe buzëqeshjen e humbur shqiptarëve, prandaj kërkoi nga të pranishmit që deri më 15 Korrik, të trokasin në çdo derë për të kërkuar votat, duke e kurorëzuar me fitore frymën e re mbarëshqiptare që po lind me koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët”, është shprehur mes tjerave kandidati për deputet Skender Rexhepi Zejd.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...