Maqedoni

Zejnel dhe Osmani drejtorë të rinj në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe në Klinikën për reumatologji

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i ri i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe TBC është dr. Suad Zejnel nga Klinika e Pulmonologjisë, ndërsa dr. Bashkim Osmani do ta drejtojë ISHP Klinika për reumatologji, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Zejnel dhe Osmani vijnë në vendet e dr. Arben Labenishta dhe dr. Filip Guçev, të cilët kanë menaxhuar deri më tani me këto klinika.

Ministria thekson se deri në fund të kësaj jave, drejtorët e rinj pritet të emërohen në Qendrën për Shëndetin Publik, klinikat për kardiologji, toksikologji dhe pediatri, si dhe në Institutin për Sëmundjet e mushkërive te fëmijëve Kozle.

Postime të ngjashme

Deri më 30 nëntor, maturantët duhet të paraqesin temën e maturës

XH,I

Rrahja brutale e qytetarit rom në Manastir/ Suspendohen dy policë

Z H

Carovska: Vazhdojmë me investime në arsim edhe gjatë kohës së pandemisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...