Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Shkup, 12 maj – Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri ka deklaruar ka njoftuar për hapjen e 7 thirrjeve për ndihmë ekonomike në kuadër të pakos së 6, ndërkaq ka shtuar, se qëllimi i tyre është që të përgatitur të pritet periudha post-Covid.

Ka vlerësuar, se qëllimi i të gjitha pakove është ruajtja e vendeve të punës së qytetarëve.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e angazhuar maksimalisht në ballafaqimin e pasojave mbi ekonominë. Në kuadër të 6 pakove të realizuara deri më tani, janë miratuar 100 masa të ndryshme me të cilat janë mbështetur subjektet dhe personat fizik të prekur nga pandemia. Të gjitha pakot ekonomike në fokusin e tyre i kanë qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin dhe tejkalimin e pasojave për dalje më të shpejtë, me qëllim që të vazhdojmë me trendet pozitive që të përgatitemi dhe të përgatitur ta presim periudhën post-kovid”, tha Zekiri.

Ai fton kompanitë që të aplikojnë.

“Ju bëj thirrje kompanive të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këto masa”, shtoi Zekiri.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...