Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zekolli i quan “gomarllëk” veprimet e Grubit!

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Ish diplomati Arsim Zekolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar zv/kryeministrin Artan Grubi, gjegjësisht mënyrën e punës që po zhvillon gjatë këtyre muajve në këtë post.

Zekolli ka vërejtur një detaj që ai e quan “shizofreni” të Grubit sepse ky i fundit gjitha takimet që i bën me bashkëpartiakët e tij të cilët ushtrojnë funksione tjera, i bën lajm sikur të ketë bërë ndonjë punë të madhe.

Ai mes tjerash ka shkruar se kjo dukuri e Grubit është perverzion i frustrimit dhe lavdërim me gomarllëkun mental.

“Kjo është skizofrenia shqiptare, me ilustrim dhe tekst. Perverzioni i frustrimit dhe lavdërim me gomarllëkun mental. Takohet zv.KM me sekretarë shtetërorë.Lajmë”, ka shkruar Zekolli në fotografinë e publikuar mes Grubit dhe sekretarit shtetërorë Valmir Aziri që gjithashtu është nga BDI, transmeton Zhurnal.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...