Zelanda e Re ka regjisturar vetëm 7 raste infektimesh në 24 orët e fundit, sipas raportimeve nga mediat atje.
Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situtuatës së pandemisë. Ky shtet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të vetëm të koronavirusit nga komuniteti, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen.
Duhet theksuar se Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,957 infeksione dhe ka gjithsej 75 raste aktive.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads