Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zelenskiy: Nëse Rusia na sulmon, të gjithë ukrainasit do të luftojnë

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy deklaroi se nëse Rusia sulmon vendin e tij përmes Krimesë, atëherë do të luftojnë të gjithë ukrainasit, burra dhe gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me Focus, Zelenskiy deklaroi se nëse Rusia sulmon vendin e tij nga Krimea, do të ndodhë një situatë shumë e keqe.

Duke theksuar se ai është kundër kësaj mundësie dhe nuk dëshiron as ta imagjinojë atë, Zelenskiy tha: “Le të shpresojmë që kjo të mos jetë e mundur. Përndryshe, do të ketë një luftë të madhe. Ne nuk do të largohemi askund, të gjithë do të luftojmë. Burra dhe gra, do të mobilizohen të gjithë”.

Zelenskiy deklaroi se nuk ka asnjë arsye për një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin për momentin.

“Nëse takimi i Këshilltarëve Liderë të Katërshes së Normandisë vazhdon të shtyhet, unë patjetër do të takohem me të. Si president i Ukrainës, unë duhet të zgjidh të gjitha problemet komplekse me të”, theksoi ai.

Zelenskiy se marrëveshja e Minskut në lidhje me zgjidhjen e krizës në Donbas duhet të tërhiqet, por situata nuk është aq e thjeshtë dhe se nëse dilet nga marrëveshja, Evropa mund të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...