Zelensky arrin në Varshavë, pritet të takohet me kryeministrin polak

nga D V

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në Varshavë, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin polak Donald Tusk,

Serhii Nykyforov, zëdhënës i zyrës së presidentit ukrainas ka konfirmuar udhëtimin e Zelenskyt në Poloni, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se Zelensky ka arritur në Poloni dhe se pritet të zhvillojë një takim me Tuskun, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është planifikuar të zhvillojë edhe një takim me presidentin Andrzej Duda, si dhe komunitetin ukrainas që po ndjekin nga afër ngjarjen.

Në mes të dhjetorit, Tusk vizitoi Lvivin, ku njoftoi përparimin në çështjet historike në marrëdhëniet polake-ukrainase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More