Zelensky i kërkon Trumpit ta vizitojë Ukrainën: Kështu do ta shohësh atë që po bën Putini

nga D. V.

Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Donald Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.

“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky, shkruan skynews.

“Do ta kuptoni me kë keni marrëveshje.”

Sipas presidentit ukrainas, vetëm kështu Trump “do ta kuptojë atë që bëri Putini”.

Bëhet e ditur se Zelenskyy më parë ftoi JD Vance për të vizituar Ukrainën gjatë vizitës të liderit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Ndryshe, Trump ende nuk i është përgjigjur ofertës që ai të vizitojë Ukrainën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More