Zelensky i pikëlluar pas tragjedisë në Koçan, ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas

nga Redaksia

Ukrainë, 16 mars – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave, transmeton zhurnal.mk.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar presidenti ukrainas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More