Zelensky konfirmon testimin e raketave balistike të prodhuara nga Ukraina

nga D V

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë.

Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht.

Detaje të tjera ende nuk dihen, por Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë.

Javën e kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të ri” të armëve të prodhuara në Ukrainë.

Kievi po i bën thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të heqin ndalesën, në mënyrë që Ukraina të përdorë armët që Perëndimi ia ka dhënë, për të sulmuar caqe thellë brenda territorit të Rusisë./rel

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More