Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

nga L. M

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që rikthen pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit pas reagimeve të ashpra.

Ky vendim shkaktoi kaos në parlamentin ukrainas, pasi dy deputetë u përleshën me njëri-tjetrin para se të votonin ligjin me qëllim rivendosjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion të vendit. Për të shuar konfliktin fizik që mund të degradonte më tej, kanë ndërhyrë deputetet e tjerë dhe sigurimi.

“Ky ligj garanton punën normale dhe të pavarur të organeve kundër korrupsionit dhe të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në vendin tonë. Është vendimi i duhur,” u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More