Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zemaj fton partitë politike të respektojnë masat antiCOVID-19, paralajmëron lehtësim të tyre

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga COVID-19, ndërsa paralajmëroi edhe lehtësimin e masave.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave antiCOVID-19 për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti COVID për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, shkruan Zemaj.

Ndryshe, IKSHPK një ditë më parë ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19 gjatë fushatës zgjedhore. Siç ka raportuar Telegrafi, masat nuk janë duke u respektuar nga partitë politike, duke përfshirë edhe atë nga vjen ministri.

Postime të ngjashme

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

T E

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...