Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zemaj: Ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë.

Ai ka thënë se po punojnë që t’i ndihmojnë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore.

“Shumë shpejt edhe kjo di t’i vije në ndihmë sadopak qytetarëve dhe ju preferohet terapia e mjekëve, ka kosto, por ne sadopak me atë buxhet që e kemi shumë shpejt do të vije”, tha Zemaj.

Ai këto komente i ka bërë gjatë  vizitës  në spitalin e fëmijëve, që është donacion nga Emiratet e Bashkuara. Ai ka thënë se kjo qendër është në përfundim.

“Kjo qendër është në përfundim, kjo përkrahje që e ka një shumë të konsiderueshme është ndihmë e madhe për kursimin e qytetarëve tanë. Kjo përkthet në obligim që ne të punojmë më shumë dhe të kemi angazhime shtesë.

Zemaj ka folur edhe për funksionalizimin e spitalit Covid-19, tha se janë duke punuar sipas rekomandimeve të ekspertëve, por nuk ka dhënë datë se ku funksionalizohet.

“Janë procedura dhe unë jam idhëtar i ndjekjes së procedurave, dhe planifikimi është duke ecur sipas komisionit dhe dje ose pardje e kanë dorëzuar pjesën kryesore dhe janë në konsultim ekspertët që duhet të trajtojnë pacientët Covid-19 dhe interesimi jonë është që pasi të përfundojë pandemia ai objekt të kthehet si qendër emergjente. Qeveria e Kosovës ka ndarë 39 milionë euro për komuna dhe ata duhet të na ndihmojnë”

U.d i ShKUK-së, ka lavdëruar punën që po bëhet në spitalin e fëmijëve, dhe që do të jetë në dobinë e tyre.

“Ne bashkërisht vizituam punimet në një objekt karshi neve që është spitali i fëmijëve që është donacioni i emirateve të Bashkuara, ishte mbresëlënëse puna që zhvillohej aty”.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...