Agjencia Zhurnal.mk

Zemaj paralajmëron ata që nuk respektojnë masat: Do të veprohet me forcën e ligjit

Pas rasteve të fundit me COVID-19 ka ardhur paralajmërimi i Armend Zemajt se do të veprohet forca e ligjit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa obligative kundrejt përhapjes së coronavirusit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook tha se do të veprohet me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë udhëzimet shëndetësore.

“Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.

Mbrëmë janë raportuar 122 raste të reja pozitiv me coronavirus duke e bërë situatën edhe më shqëtësuese.

Postimi i plotë:

Do të veprojmë me forcën e ligjit!
Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.
Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.
Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.
Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.
Dhe do të merr përgjigjen ligjore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...