Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Zemaj për vaksinat: Ka qenë rrugëtim i vështirë për të arritur deri te ky qëllim

Prishtinë, 28 mars, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka deklaruar përpjekjet asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te qëllimi i sigurimit të vaksinave antiCovid. Ai u shpreh se për sigurimin e vaksinave kanë punuar me muaj të tërë.

“Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19. Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.” , ka shkruar Zemaj në facebook.

Sipas Zemajt, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian.

“Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë. Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19”, ka shkruar tutje ish-ministri Zemaj.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge ka thënë se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Siç informoi qeveria, ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15. ndërsa, në orën 20:20 do të mbajnë fjalime Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së. Kontingjenti i parë i vaksinave që do të vijë në Kosovë është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Postime të ngjashme

Osmani në Austri: BE ta mbajë premtimin, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Bekim Laçi

Arrestohet babai i foshnjës që solli në jetë 14-vjeçarja në Gjakovë

Bekim Laçi

Dialogu Kosovë-Serbi, Phillips kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Bekim Laçi

Vetëvendosje dhe opozita përplasen për dialogun

Bekim Laçi

Albert Zogaj zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bekim Laçi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...