Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zemaj për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut: Do të respektohen vendimet dhe Ligji për Pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera, duke respektuar vendimet dhe Ligjin për Pandeminë.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet të respektohen me rigorozitet  ligji, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi, kjo pasi siç tha ai në asnjë rast të mos lejojnë që zgjedhjet të jenë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

“Duke e ditur që tashmë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor 2020, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, ato duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera  dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi. Bashkë me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për mënyrë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ne të dy komunat. Edhe në këtë rast, duhet të respektohen me rigorozitet  ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19”, ka thënë ai.

Ministri Zemaj po ashtu theksoi se në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalin edhe më hapa konkret për t’i rekomanduar  KQZ-së  mënyrën  e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi  tubimet dhe   grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet  të veprohet  sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd. Prandaj, respektoni ligjin, vendimet, respektoni vetën dhe bashkë të kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit. Barte maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj, në Facebook.

Postime të ngjashme

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...