Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zemaj thirrje deputetëve: Votojeni Projektligjin për Rimëkëmbje, është në interes të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti kanë vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK.

Pas kësaj vizite, Zemaj ka thënë se si Qeveri po angazhohen maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, që të menaxhojmë situatën me pandeminë COVID-19.

“Për shkak të rrethanave të krijuara dhe rritjes së rasteve me COVID-19, ditëve të fundit është imponuar të ndërmarrim disa masa të reja, përfshirë̈ këtu edhe pezullimin e përkohshëm të punës në objektin e ambulancave specialistike në QKUK, ku në vijim do të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj më tej u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje, pasi sipas tij ky ligj është në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti, vizituam Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, ku me stafin menaxhues biseduam për aspekte të menaxhimit klinik të rasteve me Covid-19, dhe përforcimit të shërbimeve me qëllim të përballimit të çfarëdo fluksi të pacientëve me Covid-19.
Çdo pacient, në secilën klinikë do të trajtohet me profesionalizëm.
Qeveria e Kosovës dhe të gjithë ne po angazhohemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, ta menaxhojmë situatën, të ketë mjaftueshëm shtretër për pacientët në nevojë, staf shëndetësor ku tashmë do të jenë edhe specializantët e rinj, si dhe furnizim me barna.
Për shkak të rrethanave të krijuara dhe rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit është imponuar të ndërmarrim disa masa të reja, përfshirë këtu edhe pezullimin e përkohshëm të punës në objektin e ambulancave specialistike në QKUK, ku në vijim do të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente.
Ne jemi krenar me profesionistët shëndetësorë, me moralin, përkushtimin dhe dashurinë e shprehur gjatë mbrojtjes së jetës së qytetarëve.
Andaj edhe sot dhe çdo ditë tjetër shpreh respektin tim të thellë dhe solidaritet me profesionistët shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.
Qytetarë të nderuar,
Realiteti i krijuar kërkon nga të gjithë ne që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin për t’i bërë ballë kësaj situate.
Në këtë kontekst edhe njëherë i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetarëve ta votojnë “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë.
Ky ligj është shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë.
Respektoni rregullat!
#Maska
#Higjiena
#Distanca

Postime të ngjashme

Shqiprim Arifi: Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET

N E

Bashkësia Islame e Kosovës me vendim rreth rregullave për faljen e Fitër Bajramit

N E

Sabri Kiçmari: Ka një masë presioni nga Bashkimi Evropian që të përshpejtohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

N E

Lutfi Haziri ka kërkuar zbardhjen e rastit të tre gjilanasve të cilët vdiqën në Durrës

N E

Mbi 3000 vaksina Pfizer nga BE arrijnë në Kosovë

N E

Haradinaj: Sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, kam kapërcyer kufijtë partiak

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...