Agjencia Zhurnal.mk

Zemaj viziton nesër Bujanocin dhe Preshevën

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë nesër komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli,  Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Aririfi.

Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19. 

Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...