Mijëra myslimanë, nga Pakistani në Liban deri në territoret palestineze, u derdhën pas faljes për t’u bashkuar me protestat anti-Francë të premten, pasi zotimi i qeverisë franceze se do të mbrojë të drejtën për karikaturimin e Profetit Muhamed, vazhdon të zemërojë botën myslimane.
Demonstratat në kryeqytetin e Pakistanit,Islamabad, u kthyen në dhunë dhe kur rreth 2,000 njerëz që u përpoqën të marshonin drejt Ambasadës Franceze, u shtynë mbrapa nga policia me gaz lotsjellës dhe duke i rrahur protestuesit me shkopinj.
Turmat e aktivistëve islamikë varën një figurë të Presidentit francez Emmanuel Macron tek një mbikalim i autostradës pasi e shkelën atë furishëm me këpucët e tyre.
Disa demonstrues u plagosën në përleshjet me policinë dhe autoritetet vendosën më shumë forca të sigurisë për të mbrojtur ambasadën.