Agjencia Zhurnal.mk

“Zemra rreh”, kënga më e re nga West Side Family

Në këto ditë të nxehta vere, grupi West Side Family, kanë prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

“Zemra rreh” mban titullin kënga e re e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje atraktive në klip dhe ky projekt ritmik i është përshtatur mjaft mirë kësaj kohe.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar artisti Alban Kondi, kurse për arazhmentin janë përkujdesur: Fabian Basha, Klodian Qafoku dhe Elgit Doda.

Ky i fundit po ashtu e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës.

Projekti tanimë është i lansuar në platformëm muzikore të njohur – YouTube.

West Side Family që një kohë të gjatë janë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe deri më tani kanë sjell hite të panumërta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!