Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zendeli: Partia “E Majta” qëllimisht bllokon iniciativën për grafën etnike në letërnjoftime

Shkup, 12 shkurt – Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka reaguar ndaj bllokimeve me amandamente nga ana e partisë “E Majta” në Kuvend, lidhur me iniciativën për të shënuar grafën etnike në letërnjoftimet e qytetarëve në RMV, informon Zhurnal.

Sipas një deklarate të dhënë për Ora24tv, ai shprehet se iniciativa e tyre ishte mjaftë e sinqertë dhe në interes të gjitha përkatësive etnike në shtet, por se komisioni u desht të ndërpret punën përshkak mbi 700 amandamenteve të dorëzuara nga partia “E Majta”.

Sipas tij, kjo qartë shihet se është për të bllokuar iniciativën.

“Sot në komisionin për sistem politik ishte në rend dite propozim ligji për ndryshimin e letërnjoftimit, respektivisht iniciativa e deputetëve të Lëvizjes Besa për grafën etnike për të qenë si element i letërnjoftimit. Mirëpo komisioni e ndërpreu punën përshkak se nga ana e opozitës maqedonase, respektivisht nga “E Majta” maqedonase janë dorëzuar mbi 700 amandamente ndërsa edhe nga VMRO-DPMNE sipas disa informacioneve është dorëzuar vetëm një amandament. Kjo qartë shihet se qasja e tyre është për të bllokuar iniciativën e deputetëve të Lëvizjes Besa. Për më tepër e shohim si një element që u pengon këtyre deputetëve apo këtij subjekti politik por edhe gjithë përkrahësve të këtij subjekti grafa etnike e gjitha bashkësive etnike të cilat janë dhe element konstituiv të Kushtetutës së RMV-së”, është shprehuz Zendeli.

Sipas Zendelit, Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ndërsa iniciativa e tyre ishte vetëm se në funksion të reflektimit të realitetit të vendit.

“Në vend që këto deputetë të meren me projekte konkrete zhvillimore, të meren me problemet ekonomike sociale, ata thjeshtë sot bënë një bllokim një obstruksion pa vend të një iniciative që është shumë legale dhe është shumë legjitime nga ana e deputetëve të Lëvizjes Besa por edhe në interes të të gjithë qytetarëve të RMV-së, sepse Maqedonia është shtet dhe shoqëri multietnike ndërsa kjo iniciativë e Lëvizjes Besa ishte në funksion të reflektimit dhe implementimit të realitetit të vendit”, është shprehur Zendeli.

Ndryshe në Parlamentin e vendit shpesh herë ndodhë që iniciativat në interes të shqiptarëve në vend hasin në pengesa dhe bllokime, pa marë parasysh se nga cila parti. Të gjitha partitë, nuk mbështesin iniciativat e partive tjera vetëm e vetëm që për atë gjë mos t’i marin meritat të tjerët.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/ora24.tv/videos/3897133177016265

Postime të ngjashme

Sela takim me diasporën e Strugës

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...