Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Shkup, 14 shtator – “Zvogëlim dhe stagnim!”, “Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime”, kështu shkruan në analizën e tij të fundit që ka të bëj me potencialin demografik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, akademiku Izet Zeqiri

 

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, të regjistruar në total janë 574.159 familje. Nga ata pa fëmijë 149.342 familje ose 26,0%, që do të thotë 1/4 e familjeve ishin prindër pa fëmijë. Me një fëmijë ishin 26,6%, me dy fëmijë 35,6%, me tre fëmijë 8,3%, me katër 2,4% dhe me pesë dhe më shumë fëmijë 1,0%.”, shkruan Akademik, Izet Zeqiri, sipas tij numri më i madh i familjeve ishin me dy fëmijë (35,5%) dhe kjo është reproduksion i thjeshtë i popullsisë, që paraqet stagnacion.

“Prania e madhe e familjeve me një fëmijë (26,6%), nuk siguron rritje por zvogëlim të popullsisë. Kandidatët për kryetar të komunave duhet të hartojnë program dhe të ofrojnë strategji për rritjen e potencialit demografik në komunën që pretendojnë ta menaxhojnë.

Pa njerëz nuk duhen as rrugë as kanalizime”, shkruan në profilin e tij në FB, Izet Zeqiri.

Related posts

Gjithsej 14,921 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore

N E

Syrija Rashidi u zgjodh Kryetar shtabi i Aleancës në Strugë

D V

BE-ja me ndihmë për më të goditurit nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More