Zeqirija Ibrahimi uron Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë

nga D V

Shkup, 17 shkurt – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë.
“17 vjetori i 17 shkurtit të pavarësisë së Kosovës edhe këtë vit vjen për ta kujtuar përpjekjen e shumë brezave për një ëndërr që u realizua falë djersës dhe gjakut të bijve më të mirë të kombit shqiptar që punuan me këmbëngulje dhe përkushtim për këtë synim.
Me këtë rast nuk mund të mos e kujtojmë me falënderim edhe ndihmesën e madhe që kanë dhënë për këtë liri edhe vendet liridashëse e demokratike, me ndihmën e të cilave Kosova ia doli të shpëtojë nga robëria shekullore, për t’u përfshirë në botën e qytetëruar euro-atlantike.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Gëzuar 17 Shkurti i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More