Zëvendës drejtori i Fondit për sigurim pensional, Halimi takoi përfaqësues të Misionit të FMN-së, të kryesuar nga Anet Kjobe

nga Xh M

Shkup, 18 shkurt – Zëvendës drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Fuad Halimi bashkë me drejtorin Nikolla Memov takuan përfaqësues të misionit të Fondit monetar ndërkombëtar në vend, të kryesuar nga shefi i misionit, Anet Kjobe.

Halimi theksoi se Fondi vitin e kaluar e ka përfunduar në pajtim m parametrat e paraparë, ndërsa pensionet janë paguar rregullisht.

Ai shtoi se janë grumbulluar mjete sipas të gjitha bazave, ndërsa deficiti buxhetor ishte 36.7 për qind dhe është më i vogël, krahasuar me vitet e kaluara.

“Përfaqësuesit e FMN-së u interesuan nëse në projeksionet e buxhetit për këtë vit janë paraparë mjaft para për pagesë të pensioneve të rritura dhe harmonizimi i paraparë ose kjo do të bëhet me ribalanxin e buxhetit në qershor. Drejtori i Fondit, Memov tha se rritja e pensioneve prej 2500 denarëve në mars, si dhe harminizimi në shtator që pritet të jetë mes tre dhe katër për qind, janë paraparë në buxhetin e Fondit për vitin 2025”, ka theksuar Halimi pas takimit.

Shefja e Misionit, Anet Kjobe theksoi se bisedimet në Fond janë kryesisht të frytshme dhe do të kontribuojnë në mendimet e tyre për propozimet e ardhshme për përmirësim të situatës me sistemin pensional.

Lidhur me atë nëse duhet apo jo të ketë ndryshime në sistemin pensional, drejtori Memov theksoi se Fondi i ka zbatuar politikat e Qeverisë, ndërsa idetë për përmirësim duhet të dalin me diskutimin e të gjitha palëve të prekura. Memov theksoi se FMN me pëvojën e vet mund të kontribuojë në përmirësimin dhe konsolidimin e buxhetit me propozimet e veta, të cilat nuk duhet t’i referohen vetëm rritjes së moshës dhe shkallës së kontributeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More