Agjencia Zhurnal.mk

Zëvendës Kryetari i Qeverisë, Duraku në hapjen e manifestimit “Ditët e Alfabetit” – Manastir

Manastir, 14 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Sadulla Duraku dhe Sekretari shtetëror z. Lirim Shabani, sot morën pjesë në hapjen e manifestimit “ Ditët e Alfabetit”, i cili organizohet me rastin e 22 nëntorit – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe.

Si aktivitet i parë në kuadër të këtij manifestimi ishte promovimi i librit “Lëvizja Protestante te shqiptarët, 1816-1908” i autorit David Hosaflook. Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, zëvendëskryeministri Duraku theksoi se Kongresi i Manastirit paraqet një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e popullit shqiptar, si një shtyllë kryesore e mbijetesës kombëtare.

“Kongresi është rezultat i ngritjes intelektuale dhe dëshirës për ngritjen kulurore dhe politike të kombit tonë. Identitetit tonë kombëtar e gjuhësor do t’i shtohej elementi më i rëndësishëm: alfabeti ynë i njësuar. Nuk do të kishte më gjuhë të shkruar në alfabete të ndryshme, nuk do ndahej gjuha jonë në krahina e territore.” – tha ai.

Në vazhdimësi z. Duraku theksoi rëndësinë e këtyre manifestimeve dhe përkushtimin e Qeverisë edhe në investimet konkrete në renovimin dhe përshtatjen e Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili është objekt kyç në mbrojtjen e trashëgimisë kulture e shpirtërore.

“Manifestimet për Kongresin e Manastirit këtë vit zgjasin 8 ditë dhe përmbyllen në qytetin e shkronjave në Manastir. Të gjitha këto aktivitete finansohen nga ana e buxhetit shtetëror.

Uroj që kjo festë e mrekullueshme në të ardhmen të festohet e kujtohet në mënyrë edhe më madhështore duke i njohur edhe gjeneratat e reja me sakrikicën mbinjerëzore të të parëve tanë. Uroj që fryma e Kongresit të Manastirit të shërbejë për zhvillimin e një shoqërie të edukuar dhe me vlera kombetare e demokratike.“ – shtoi ai.

Ndryshe, këtë vit janë paraparë sërë aktivitetesh për shënimin e 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit në mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore shqiptare. Do të realizohet promovimi i disa librave shkencorë, Konferencë shkencore dhe nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Sadulla Duraku do të mbahet Akademi Solemne.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...